Pas rrëzimit të helikopterit në provincën malore të Azerbajxhanit Lindor, humbi jetë n presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, si dhe dhe zyrtarët e tjerë të lartë.
Ceremonitë mortore për presidentin dhe zyrtarët e tjerë të lartë të zhdukur, do të fillojnë ditën e sotme në Tabriz, qyteti pranë vendit të rrëzimit të avionit.
Mediat e huaja, raportojnë se varrimi i Raisit është planifikuar për të enjten e ardhshme, më 23 maj në Mashhad, ku ai lindi 63 vite më parë. Vendi i zgjedhur është mauzoleumi i Imam Rezait, një nga faltoret kryesore shiite.
Kujtojmë se Raisi udhëtonte bashkë me anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, teksa humbën të gjithë jetën, pasi helikopteri me të cilin udhëtonin u rrëzua në veri-perëndim të Iranit.
Ndërkohë, Irani ka shpallur dje 5 ditë zie kombëtare.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes, ndërsa nga të dhënat paraprake bëhet fjalë për një defekt teknik.