Presidenti i Austrisë vizitë zyrtare në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj

Presidenti i Austrisë, Alexandër Van der Bellen, ka mbërritur këtë të hënë në Tiranë.

Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Gjithashtu  është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy presidentëve.

Agjenda e vizitës:

10:30 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.

11:45 – Deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media.

17:00- Do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse./albeu.com/

 


Shtuar 27.03.2023 10:34