Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë ditën e enjte.
Mësohet se gjatë vizitës në Tiranë të enjten e 10 tetorit presidenti turk pritet që të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë e Namazgjasë.
Po ashtu gjatë qëndrimit në Tiranë, Erdogan pritet të ketë edhe një konferencë me kryeministrin Rama në godinën e qeverisë.
Presidenti turk do të jetë vetëm disa orë në Tiranë e me pas do të largohet drejt Serbisë.