Presidenti Begaj pret në takim kandidatin për eurodeputet, Muharrem Salihu: Modeli i shqiptarit të suksesshëm

Presidenti Bajram Begaj, priti në një takim akivistin dhe sipërmarrësin nga Lugina e Preshevës, Muharrem Salihu, kandidat për Parlamentin Europian në siglën e koalicionit ”Stati Uniti Di Europa”.

Presidenti Begaj, duke i uruar suksese në këtë garë e përgëzoi kandidatin Salihu, për angazhimin në përkrahje të pakicave, në veçanti për ndihmën e dhënë ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Gjatë bisedës, kreu i shtetit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes bashkëatdhetarëve shqiptarë.

Duke vlerësuar modelet e suksesshme të shqiptarëve nëpër botë, Presidenti i Republikës, shprehu bindjen se “ata do të jenë gjithmonë kontribues për kombin veç imazhit të mirë që përcjellin në vendet ku jetojnë e punojnë”.


Shtuar 21.05.2024 08:13