Presidenti Begaj bën bashkë në Tiranë liderët e rajonit në Samitin e Procesit të i Brdo-Brijunit

Këtë të hënë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mirëpriti në Shqipëri krerët e shteteve të vendeve anëtare të Procesit të Bërdo-Brijunit, një nismë e rëndësishme rajonale që synon nxitjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Samiti i mbajtur në Tiranë, mblodhi në një tryezë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Bećirović, Zheljko Komšić dhe Željka Cvijanović, si dhe bashkëkryesuesit e Procesit, Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, dhe Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Të lidhura

None found

Në qendër të diskutimeve ishin temat e integrimit evropian, Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, forcimi i bashkëpunimit rajonal, roli i të rinjve dhe siguria në rajon.

Presidenti Begaj, theksoi se Shqipëria mbështet dialogun rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si elementë thelbësorë për ruajtjen e paqes dhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Kreu i Shtetit, ftoi homologët e tij të vazhdojnë qasjen konstruktive për të thelluar bashkëpunimin në kuadër të Procesit të Brdo-Brijunit, duke theksuar rëndësinë e qëndrueshmërisë institucionale dhe bashkërendimit të politikave për të përballuar sfidat e përbashkëta.

Gjithashtu, në fjalën e tij, Presidenti Begaj, u ndal te progresi i bërë nga Ballkani Perëndimor në bashkëpunimin rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike.

Ai theksoi se përparimi i Shqipërisë në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, është rezultat i reformave të ndërmarra për forcimin e institucioneve demokratike, pavarësinë e gjyqësorit, modernizimin e administratës publike, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Duke vlerësuar arritjet e deritanishme të Procesit të Brdo-Brijunit, Presidenti Begaj nënvizoi se rajoni ende përballet me sfida që kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë dhe koordinim të vazhdueshëm:

“Përballja me sfidat e përbashkëta kërkon rritje të bashkëpunimit dhe koordinim më të ngushtë mes nesh”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj, theksoi se aspirata e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një objektiv politik, por një mision kombëtar, duke theksuar se ky proces gëzon mbështetjen e gjerë të shoqërisë shqiptare si rrugë drejt forcimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Samiti i Procesit të Bë rdo-Brijunit, u mbyll me një deklaratë të përbashkët të presidentëve pjesëmarrës, që riafirmon përkushtimin ndaj paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

 

 


Shtuar më 6.10.2025 14:56

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbetkahraman haber