Është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare si pasojë e koronavirusit aktori i njohur Guljelm Radoja.
Prej më shumë se një muaj, artisti ndodhej në spitalin e Durrësit dhe më pas u transferua në intubim në spitalin Shefqet Ndroqi, ku dhe ndërroi jetë ditën e sotme.
Në një postimi prekës në rrjete sociale në gjuhën shqipe dhe atë frënge, djali i artistit të njohur, pianisti Red Radoja, shkruan se sytë e të atit do ndrijnë akoma mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël.
Postimi i plotë:
Pushofsh në paqe bab!
Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël …
Repose en paix papa …
Tes yeux continuent à briller sur le front de tes enfants et petits-enfants.