Banorët e Rrjollit, të cilët prej muajsh protestojnë për çështjen e pronave në zonën bregdetare të Velipojës, kanë qenë të pranishëm këtë të enjte në seancën plenare në Kuvend.
Tre prej banorëve janë parë të ulur në sallën e Kuvendit, të shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, në të njëjtën kohë, deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj po zhvillonte një interpelancë me zv.kryeministren Albana Koçiu lidhur me çështjen e banorëve dhe pretendimet e tyre për tjetërsimin e pronave.
Sipas banorëve, projekti turistik në zonën e Rrjollit po ndërtohet mbi tokat e tyre, të cilat pretendojnë se janë tjetërsuar përmes dokumenteve të falsifikuara dhe më pas i janë shitur investitorit strategjik.
Projekti ka nisur në shkurt të këtij viti dhe parashikon ndërtimin e 33 strukturave akomoduese dhe shërbimi, me godina nga 3 deri në 10 kate mbi tokë, si dhe një kat nëntokë, nga shoqëria ABA Blue Borgo.
