Prej ditësh në pritje, Rama zbulon pse po vonohet ardhja e afganëve në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë një vizite në Rezidencës Studentore Universitare nr.2 në Tiranë deklaroi se për studentët dhe pedagogët, mund të bëhet i detyrueshëm.

Ndër të tjera, Rama foli edhe për ardhjen e afganëve në Shqipëri duke shtuar se ardhja e tyre po vonohet për shkak të logjistikës.

Gjithashtu Rama tha se ka mundësi që afganët të mos strehohen në godinat e planifikuara.

“Kjo është pjesa ku do të rrinë ata… Megjithëse po shtyhet ardhja e tyre për shkak të logjistikës dhe fluturimeve dhe skeudulit të fluturimit, kështu që mund të ndodhë që nuk do mund të na duhen nëse do të lirohen godinat e tjera. Në të gjitha rastet është me rëndësi që nuk bëhet fjalë hiq studentët e sill refugjatët afganë…” – tha Rama. /albeu.com/

 

 


Shtuar 26.08.2021 11:54