Pranga kreut të ARRSH, Berisha: U arrestua për të fshehur miliardat e vjedhura në rrugë nga Rama Balluku e Gjiknuri

Sali Berisha ka reaguar pas urdhrit të SPAK për të vënë në pranga kreun e ARRSH-së, Evis Berberi. Ky i fundit u arrestua ditën e djeshme dhe akuzohet për pastrim parash e korrupsion pasiv. Së bashku me të në pranga ranë dhe dy biznesmenë, Valter Begaj dhe Ervis Lame.

Sipas Berishës, Berberi u arrestua për të justifikuar milionat e vjedhur në rrugë nga Edi Rama, Belinda Balluku dhe Damian Gjiknuri.

Berisha: Miqtë e mi, sot Edi Rama urdhëroi Damanin e tij për të arrestuar drejtorin e rrugëve, Berberi. Po ku qëndron poshtërsia e këtij akti?

Berberi u arrestua vetëm për të fshehur miliardat e vjedhura në rrugë nga Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri dhe suita e tyre.

Sot u njoftua se Berberi kishte blerë një kompani kaq dhe e shiti 1 milion e 700 mijë euro, e bleu prapë, etj.

Të gjitha pa diskutim, vepër penale. Por kjo vepër panele është identike me akuzën që i bëjnë Beqës për restorantin.

Miqtë e mi, këto janë akte makabër, këto janë tallje, janë përçmime dhe poshtërime për shqiptarët.

Berberi arrestohet për një vjedhje të sigurt prej 1.7 milion.

Por, ata që kanë vjedhur 80-90 përqind të fondit prej rreth 9 miliardë euro të shpenzuara në rrugë dhe sheshe, ata janë me jahte, me konto bankare, Edi Rama, Erion Veliaj, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri etj me radhë./albeu.com 


Shtuar 14.03.2024 20:18