Hetimi/ Evis Berberi mori miliona nga kompania edhe pasi e shiti subjektin

Në hetimet për kreun e ARRSH-së, Evis Berberi, prokuroria konstaton se pavarësisht shitjes së kompanisë, “Daam shpk” vazhdonte të tërhiqte para nga llogaria e objektit.

Në disa shkresa të dosjes vihet re se gjatë periudhës që ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Eficiencën e Energjisë, nga 21 dhejtori i vitit 2018 e deri në 10 dhjetor 2022, ka bërë 13 tërheqje bankare.

Vlera e parë është më 21 dhjetor të vitit 2018. Në dokumentin që mban firmën e Berberit, janë marrë 4,500.000 lekë.

Pas 5 ditësh sërish në një bankë të nivelit të dytë, është realizuar një tërheqje parash cash. Kësaj radhë nga llogari e DAAM Shpk janë marr 800,000 lek.

Në total konstatohen veprime që shkojnë në rreth 95 mijë euro dhe në 700 mijë lekë të reja

Përmes këtyre veprimeve, SPAK ka ngritur dyshimet se Berberi ka vijuar të ketë kontroll mbi subjektin “Daam shpk” edhe pse me kontratë ai e kishte shitur kompaninë.

Ndërkaq, ka rezultuar se në periudhën kur ai ishte drejtor i ARRSH dhe i eficiencës së energjisë, i ka dhënë 6 tendera kompanisë net grup, pronari i së cilës ishte edhe themelues i “Daam” dhe që e ribleu subjektin disa vite më pas.

Më tej, akuza ka konstatuar se nga net grup ishin kaluar shuma parash tek “Daam.shpk” që shkonin në rreth 220 milionë lekë, të cilat SPAK dyshon se Berberi i kishte përdorur për të blerë prona të paluajtshme në emër të Evis Berberi, u njoh këtë të premte me masën e sigurisë, si dhe me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave..


Shtuar 15.03.2024 11:58