Ministrin e Jashtëm rus, Serger Lavrov tha këtë të mërkurë se nëse do të ndodhte Lufta e Tretë Botërore, ajo do të përfshinte armët bërthamore dhe do të ishte shkatërruese për njerëzimin, njofton agjencia e lajmeve RIA.
Lavrov deklaroi gjithashtu se Rusia e nisi atë që e quan një “operacion special ushtarak kundër Ukrainës” javën e kaluar, pasi do të përballej me një “rrezik real” nëse Kievi do të dispononte armë bërthamore.