Prag tragjedie, 4 persona goditen nga rrufeja pranë Shtëpisë së Bardhë

Katër persona janë plagosur rëndë pasi u goditën nga rrufeja pranë Shtëpisë së Bardhë.

Dy burrat dhe dy gratë ishin në Lafayette Park në Uashington DC gjatë një stuhie të dhunshme kur u goditën, thanë zyrtarët e zjarrfikësve.

Për shkak të afërsisë së parkut me selinë e presidencës amerikane, anëtarët e shërbimit sekret ishin ndër personat e parë që ndihmuan viktimat.

Identiteti i të plagosurve ende nuk është konfirmuar.

Rrufeja goditi katër personat pranë një peme pranë gardhit që rrethon kompleksin e Shtëpisë së Bardhë pak të enjten në mbrëmje.

Pas incidentit, një pjesë e parkut mbeti e mbyllur, me shërbimet e urgjencës në vendngjarje.

Shërbimi Kombëtar i Motit kishte lëshuar një paralajmërim për stuhi në këtë zonë./albeu.com


Shtuar 5.08.2022 08:33