Banorët që jetonin me qira në kabinat e plazhit të Golemit kanë kundërshtuar aksionin e bashkisë së Kavajës, e cila ka nisur prishjen e tyre.
Bëhet fjalë për 12 familje që jetojnë prej 30 vitesh në këto kabina, por bashkia, bazuar në akt-ekspertimet e institutit të ndërtimit, vendosi shembjen e tyre.
Banorët pretendojnë se kanë bërë investime gjatë këtyre viteve dhe tashmë ato po shemben pa marrë parasysh kërkesat e tyre.
Në aksionin e inspektoratit ndërtimor urbanistik të Kavajës kanë qenë në gatishmëri shumë efektiva të policisë.
Banorët janë njoftuar dy javë më parë për t’u larguar nga këto banesa, ndërkohë që sot ishte afati i fundit.