Gazeta “Bild” shkruan se ministria e Jashtme gjermane po përgatit planin për evakuimin e familjeve të personelit të ambasadës në Kiev.
Veprime të ngjashme po ndërmerren edhe nga qeveritë e tjera perëndimore.
Mesa-duket amerikanët tashmë janë urdhëruar të largohen, shkruajnë mediat.
Megjithëse Rusia zyrtare është shprehur se nuk ka asnjë plan për të sulmuar Ukrainën, Perëndimi ka ngritur dyshime të forta se një gjë e tillë mund të ndodhë në një kohë të shkurtër.
“Familjet e punonjësve në ambasadën amerikane në Kiev tashmë janë udhëzuar që të nisin largimin nga e hëna” shkruajnë mediat amerikane.
Qeveria gjermane, megjithatë, vazhdon të refuzojë kërkesën e Ukrainës për armë. “Serioziteti i situatës kërkon një rishikim të menjëhershëm dhe një ndryshim kursi nga koalicioni qeverisës për çështjen e dërgesave të armëve në Ukrainë” tha ambasadori ukrainas në Berlin Andriy Melnik./albeu.com/