Pas sherrit Einxhel merr vendimin drastik për Donaldin në Big Brother: As këtu as jashtë!

Shtëpia e Big Brother VIP është përfshirë nga debate të forta kohët e fundit.

Pas daljeve të këtyre ditëve, një debat duket se është hapir mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt.

Në një bisedë mes banorësh Arbri i tha Einxhel se ajo jashtë shtëpisë, së “Big Brother Vip” do të jetë sërish shok me Donaldin por moderatorja e mohoi këtë gjë duke u shprehur se nuk do ia fali Donaldit as brenda as jashtë.

“Në të dyja rastet unë prap nuk ja fal gjënë që ka bërë, as jashtë as brenda kështu që nuk kam për të qënë. Nëse këtu brenda do të kishte qenë ndryshe dhe do kisha parë diçka ndryshe dhe konkluzionin do e kisha ndryshe nga çe kam patur jashtë mbase kur të dilnim mund ti anashkalonim disa gjëra“,u shpreh ajo./albeu.com/


Shtuar 22.01.2022 20:20