“Pazza” Inter është rikthyer, një tjetër fitore në minutat e fundit (VIDEO)

Inter ka arritur të marrë një fitore të merituar por të munduar ndaj Venezias në Meazza.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Henry në minutën e 19-të. Lojtari i Venezias shënoi një gol të bukur me kokë duke befasuar zikaltërit.

Inter ka menaxhuar totalisht pjesën e parë dhe goli i barazimit erdhi në minutën e 40-të me anë të Barellas i cili përfitoi nga një gabim i portierit.

Pjesa e dytë ishte me të njëjtin ritëm por Inter nuk po gjente dot golin e avantazhit. Situata u nervozua paksa pasi goli nuk po realizohej.

Gjithësesi, Edin Dzeko arriti të shënonte golin e fitores në minutën e 90-të.

Inter vazhdon të ruaj kreun e Seria A me 5 pikë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.01.2022 20:01