Postime “provokuese” për tërmetin në rrjetet sociale, policia turke arreston 78 persona

Policia turke ka arrestuar 78 persona të akuzuar se kanë krijuar frikë dhe panik duke ndarë postime provokuese për tërmetin e javës së kaluar në mediat sociale.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti shkatërrues është rritur mbi 41,000 dhe miliona kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë e Turqisë tha se kishte identifikuar 613 persona të akuzuar për postime provokuese dhe ndaj 293 kishin nisur procedimet ligjore. Nga ky grup, kryeprokurori kishte urdhëruar arrestimin e 78 personave.

Drejtoria shtoi se 46 faqe interneti u mbyllën për  pasi mashtronin për të vjedhur donacione për viktimat e tërmetit dhe 15 llogari të mediave sociale që paraqiteshin si institucione zyrtare u mbyllën. /albeu.com


Shtuar 15.02.2023 12:06