Portugalia i bashkohet aleatëve, do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë

Portugalia është bërë vendi i fundit që do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë, tha të shtunën kryeministri Antonio Costa.

Costa tha se Portugalia është në bisedime me Gjermaninë për të marrë pjesë të nevojshme për riparimin e tankeve të papërdorshme Leopard në forcat e armatosura të Portugalisë, por nuk bëri me dije se sa do të dërgoheshin.

Të lidhura

None found

“Aktualisht jemi duke punuar që të jemi në gjendje të shpërndajmë disa nga tanket tona. Unë e di se sa tanke do të dërgohen në Ukrainë, por kjo do të njoftohet në kohën e duhur”, tha ai.

Admirali António Silva Ribeiro, kreu i forcave të armatosura portugeze, tha muajin e kaluar Portugalia kishte 37 tanke Leopard 2, por është raportuar gjerësisht nga mediat lokale se shumica janë në gjendje jo të mirë. /albeu.com


Shtuar 4.02.2023 12:06