Një sulm me raketa ruse në një bazë ushtarake ukrainase pranë kufirit polak dje ishte një përpjekje për të “kërcënuar” NATO-n, tha për BBC zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Marcin Przydacz.
Të paktën 35 njerëz vdiqën në sulmin në bazën e trajnimit Yavoriv, rreth 20 km nga kufiri me Poloninë, një anëtare e aleancës ushtarake perëndimore.
Przydacz i tha se lëvizja e Rusisë ishte “shumë provokuese”.
“Ata me siguri e dinin se kjo bazë ushtarake ishte vendosur shumë afër kufirit polak. Pra, natyrisht, rusët e dinin se çfarë po goditnin dhe donin të kërcënonin NATO-n. Ata donin të dërgonin një mesazh kërcënimi për NATO-n.”
Przydacz thotë se ka frikë se “vendi im dhe disa vende të tjera janë disi në rrezik pasi zoti Putin po përpiqet të shkatërrojë botën në të cilën po jetojmë”.