Më shumë se 40 persona janë arrestuar pas përleshjeve të dhunshme në Suedi mes policisë dhe qyteatrëve, të cilët u ngritën në protest pasi një grup ekstremistësh të djathtë u shprehën se duan të djegin kopje të Kuranit.
BBC raporton se nga përleshjet në proptestë u plagosën tre persona kur oficerët qëlluan me të shtëna paralajmëruese ndaj protestuesve, tha policia.
Dhuna u përhsklëzua në protestë pas deklaratës së politikanit danezo-suedez Rasmus Paludan, i cili tha se dëshironte të digjte kopje të Kuranit.
Ai thotë se ka djegur një kopje të librit të shenjtë të Islamit dhe se dëshiron ta bëjë këtë përsëri.
Myslimanët e konsiderojnë Kuranin si fjalën e shenjtë të Zotit dhe e shohin çdo dëmtim të qëllimshëm ose shfaqje të mosrespektimit ndaj tij si thellësisht ofendues.
Arabia Saudite ka dënuar atë që e quajti “abuzimin e qëllimshëm të Kuranit të shenjtë nga disa ekstremistë në Suedi, dhe provokimin dhe nxitjen kundër muslimanëve”.
Irani dhe Iraku më herët thirrën ambasadorët suedezë për të protestuar.
Shefi i policisë kombëtare të Suedisë, Anders Thornberg, tha se kurrë nuk kishte parë trazira të tilla të dhunshme pas përleshjeve të së dielës në Norrkoping, i cili është rreth 160 km (99 milje) në jug-perëndim të Stokholmit, dhe pranë Linkoping.
Të dy qytetet dëshmuan gjithashtu trazira të premten, së bashku me periferinë e Stokholmit të Rinkeby dhe qytetin perëndimor të Orebro. Të shtunën, pati një trazirë në qytetin jugor të Malmos.
Të hënën, policia tha se 26 oficerë policie dhe 14 pjesëtarë të publikut ishin plagosur në dhunë dhe se më shumë se 20 automjete ishin dëmtuar ose shkatërruar.
Ata thanë se rreth 200 persona ishin përfshirë në dhunë./albeu.com