Policia zbarkon në ish-partinë e Bamir Topit: Lironi zyrat!

Policia bashkiake e Tiranës ka zbarkur në zyrat e FRD-së në qendër duke kërkuar lirimin e tyre.  Mësohet se në derën kryesore të selisë së FRD-së është vendosur një shënim ku kërkohet “lirimi i menjëhershëm i ambienteve për qëllime sistemimi”.

Bëhet fjalë për ambientet e katit të tretë, ku Bashkia e Tiranës shpjegon përmes një letre dërguar kreut të partisë Sali Shehu se duhen bërë ndërhyrje me qëllim mirëmbajtjen pasi hapësira është pronë e bashkisë.

Prej disa vitesh, FRD është e vendosur në ish-selinë e Partisë Demokratike në qendër të Tiranës, pasi kjo e fundit u zhvendos në një ambient tjetër në krah të Lanës. Vendimi për të ndërhyrë vjen pak ditë pasi FRD u largua nga koalicioni me PS për t’iu bashkuar listës së Partisë Demokratike. /albeu.com/


Shtuar 12.03.2021 12:27