Policia “zbarkon” në Elbasan, disa persona të arrestuar, mes tyre dy ish-gjyqtarë (EMRAT)

Ditën e sotme, policia ka organizuar një operacion blic në Elbasan.  Raportohet se disa persona janë vendosur në pranga, mes tyre edhe dy ish-gjyqtarë.

Bëhet fjalë për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK për lidhje me bandat.

Gjithashtu, është arrestuar edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit.


Shtuar 25.11.2024 12:55