Policia parandalon ngjarjen tragjike në Shkodër/ 27-vjeçarja tenton të mbytet në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët e saj

Një ngjarje e rëndë për pak do të kishte ndodhur ditën e sotme nëse nuk do të kishte ndërhyrë në kohë Policia.

Një nënë 27-vjeçare ka tentuar të hidhet në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët e saj, por është ndaluar në kohë rekord.

Policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.

Shkodër / Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë.

Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.


Shtuar 17.07.2024 16:40