Policia ka dhënë detatje të reja në lidhje me ngjarjen në Shkodër, duke bërë me dije se mëngjesin e ditës së sotme në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi Lad Gruda, 34 vjeç.
Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xhevahir Fikaj, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Ilir Gruda, 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit , të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes./albeu.com