Majorja Mimoza Budeci e FSK-së diplomon me rezultate të larta në një kolegj ushtarak në Gjermani

Majorja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Mimoza Budeci, ka përmbyllur me sukses të dalluar akademik Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, një program i realizuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani.

Ky program profesional i avancuar synon përgatitjen e oficerëve në forcimin e shkathtësive për planifikim operacional, vendimmarrje dhe drejtim të operacioneve ushtarake në rrethana komplekse dhe shumëkombëshe. Kryerja me sukses e këtij kolegji vlerësohet si një arritje e rëndësishme profesionale dhe si një hap domethënës në zhvillimin e karrierës ushtarake, si dhe në marrjen e përgjegjësive të reja udhëheqëse.

Të lidhura

None found

Gjatë ndjekjes së programit, majorja Budeci u veçua jo vetëm për arritjet e saj të larta në mësime, por edhe për disiplinën, profesionalizmin dhe përkushtimin që tregoi. Në shenjë vlerësimi për performancën e saj, ajo u zgjodh të shërbejë si lidere grupi, duke dëshmuar aftësi të theksuara në lidership, koordinim dhe bashkëpunim në një mjedis akademik dhe ushtarak shumëkombësh.

Kjo arritje përbën një sukses të rëndësishëm për oficerët e FSK-së dhe dëshmon angazhimin e vazhdueshëm për ngritje profesionale, zhvillim të kapaciteteve drejtuese dhe përfaqësim dinjitoz të Kosovës në programet ndërkombëtare të edukimit ushtarak.

Përmbyllja e këtij programi nga majorja Budeci ndikon në fuqizimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së dhe në avancimin e standardeve të saj në përputhje me praktikat dhe përvojat e partnerëve ndërkombëtarë.


Shtuar 22.06.2026 18:15

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingcasibomjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetcasibomcasibomTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetholiganbetjojobet girişmeritking girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet