Dy ditë më parë policia italiane goditi grupin e shqiptarit Ergys Dashi, i cili u vra pak muaj më parë në Ekuador. Gjatë operacionit në Torino të Italisë janë arrestuar 11 persona dhe u shpallën në kërkim disa të tjerë.
Në total nga ky grup janë sekuestruar mbi 80 kg kokainë. Ndërkohë sipas mediave italiane koka e këtij grupi ishte Ergys Dashi i ekzekutuar më 22 janar në Ekuador.
Mësohet se rrjeti përbëhej nga (italianë, shqiptarë dhe polakë). Si rezultat i hetimeve të kryera në territorin kombëtar dhe jashtë saj (Ekuador, Slloveni, Shqipëri, Poloni, Gjermani, Zvicër) janë lëshuar edhe 30 urdhër arreste të tjera. Këto persona vijojnë të jenë në kërkim.
Më poshtë, gjenden edhe emrat e personave të arrestuar dhe shpallur në kërkim nga grupi i Ergys Dashit, ku shumica janë shqiptarë:
Astrit Bajraktari
Mariglen Haderi
Rako Plaku
Andi Prifti
Alfred Muçaj
Michael Marek Koëaclzyk
Marta Obara
Saverio Girgenti
Edmond Dashi
Stivi Filolli
Odisea Leka
Ismet Ceka
Rigels Yzeiraj
Alban Yzeiraj
Bedrana Ahmiç
Operacioni
Gjatë aktiviteteve, karabinierët sekuestruan në territorin italian mbi 80 kilogramë kokainë dhe më shumë se 7 kilogramë marihuanë, me një vlerë totale prej rreth 4.5 milionë euro, duke arrestuar 8 korrierë që udhëtonin me makina të prodhuara posaçërisht dhe modifikuar në Slloveni.
Rrugët që në rastin e akuzës do të përdoreshin për furnizimin e lëndëve të paligjshme, janë (rruga atlantike për kokainën dhe vendet e Ballkanit për marijuanën), të destinuara kryesisht për tregtim në veri të Italisë, në sllovene, holandeze, zvicerane dhe gjermane.
Me rëndësi parësore është fakti se, më 22 janar të kaluar, në një restorant në Guayaquil (Ekuador), u vra personi që besohej se ishte kreu i organizatës kriminale Ergys Dashi, i qëlluar për vdekje në fytyrë nga dy të plumba. Hetimet nga Njësia e Torinos filluan në vitin 2017 me disa arrestime pas një aksioni në klube nate.