Një aksion antidrogë i policisë në Tiranë, ka bërë të mundur sekuestrimin e 1 kg kokainë, ku 3 persona kanë në rënë në pranga.
Mësohet se 3 të rinjtë janë kapur në afërsi të rrugës “Myslym Shyri”, në tentativë për të shitur një sasi të konsiderueshme kokaine.
Pas kontrollit, policia ka gjetur në një makine 1.1kg kokaine.
Gjatë aksionit 3 personat kanë tentuar të largohen me shpejtësi, por janë kapur nga agjentët e antidrogës.
Në rrugën “Myslym Shyrit”, janë arrestuar të rinjtë, P. Shyti, Xh. Ajasllari dhe E.Rakipi.p
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.