Policia dhe agjentët e BKH “blindojnë” Elbasanin, aksion për kapjen e Suel Çelës

Mëngjesin e sotëm, 24 tetor 2023, forca të shumta policie të asistuar nga agjentë të BKH-së kanë blinduar Elbasanin.

Mësohet se policia ka kryer një aksion për gjetjen dhe arrestimin e Suel Çelës, i shpallur në kërkim në maj të vitit 2022 në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”.

Forcat e policisë kanë kryer kontrolle në tregun agroushqimor dhe në shtëpinë e Çelës. Ende nuk dihet nëse i shumëkërkuari i drejtësisë është gjetur apo arrestuar, pasi policia është e rezervuar në dhënien e informacionit.

Për çfarë akuzohet Suel Çela

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë.

Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.

Lexo edhe: Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë nga arratia, Gjykata e Lartë “rrëzon” Suel Çelën

Një tjetër krim i porositur është  tentativa për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha dhe Skerdi Tase dyshohej si ishte marrë si vrasës me pagesë në këtë rast.

Suel Çela nga Elbasani, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut.

Çela i njohur edhe si Marjus Lulaj i është drejtuar me kërkesë gjykatës së Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë sigurie./Albeu.com 


Shtuar 24.10.2023 08:54