Policia blindon Gjykatën, lihet në burg autori i dyshuar i vrasjes së Kastratit

Gjykata e Fierit është rrethuar nga forca të shumta policore, të cilët kanë shoqëruar autorin e dyshuar të vrasjes së Shefqet Kastratit për të dalë para trupës gjykuese.

Ndërkohë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuar Alber Zaja, këtë herë për mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Është e dyta herë që Alber Aaja paraqitet pranë togave të zeza në Fier, përsa i përket vrasjes së Shkëlzen Kastratit, një ngjarje e ndodhur në 1 shkurt, në Fier. Më parë, Zaja u njoh me masën e caktuar në mungesë nga Gjykata e Fierit, atë të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim.

Në kërkim vijojnë të mbeten edhe tre persona të tjerë të dyshuar për ngjarjen, Elson Xhecuka, Roland Cara dhe Elmir Tufa.

 

 


Shtuar 14.04.2021 16:18