Policia aksion blic, vihet në pranga një 65 vjeçar. Sekuestrohen municione luftarake, armë gjahu e fishekë

Drejtoria Vendore e Policisë në Berat ka nisur një aksion “blic” në zonën e quajtur Kutalli.

Në rrjedhën e kërkimeve në kuadër të këtij operacioni, mësohet se është vënë në pranga një shtetas 65 vjeçar me emrin Enver Shehu.

Pjesë e këtij operacioni mësohet se janë bërë të gjitha strukturat e DVP-së Berat dhe qëllimi i operacionit është kapja e personave në kërkim, kultivimi i hashashit, gjetja e armëve e municioneve etj.

Sipas uniformave blu, bëhet me dije se në një banesë në fshatin Drenovicë është gjetur një arsenal armësh e municionesh.

Sipas burimeve, policia ka sekuestruar deri më tani 1 pistoletë, dy armë gjahu pa leje dhe sasi kutish me fishekë e municione luftarake.

Në prangat e policisë ka rënë 65-vjeçari Enver Shehu, ndërkohë që aksioni po vijon ende.


Shtuar 20.12.2023 22:11