Po troket në dyert e Shqipërisë, ku është shfaqur varianti “Mu” i Covid që i reziston vaksinave

Varianti i ri i Covid 19, “Mu”, që mendohet se është mjaft rezistent ndaj Covid është më pranë se kurrë dyerve të Shqipërisë.

Ky variant i cili u shfaq për herë të parë në Kolumbi, ka mbërritur edhe në fqinjin tonë jugor, në Greqi, ku mendohet se janë 6 persona të infektuar me këtë mutacion të ri.

Gjashtë rastet me variantin “Mu” janë konfirmuar në Atikë, Argolida, Arta dhe Eleftherios Venizelos.

Raste të tjera me këtë variant janë identifikuar edhe në Amerikën e Jugur dhe në Afrikë./albeu.com

 


Shtuar 2.09.2021 20:04