Po transportonin bagëti pa dokumentacionin përkatës, shoqërohen në polici personat përgjegjës në Librazhd

Gjatë një operacioni nga Drejtoria Rajonale Qarku Elbasan, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe sektori Veterinar i Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, është ndaluar në aksin Përrenjas-Librazhd një makinë e cila transportonte kafshë (bagëti).

Sipas informacioneve të marra nga Korça, u ngritën postblloqe për ndalimin e tyre. Kamionçinë së bashku me personat përgjegjës janë shoqëruar për në policinë e Librazhdit.

Mësohet se kanë ardhur specialistët e e Krimit Ekonomik Elbasan për të verifikuar situatën dhe dokumentacionin, parapakisht sipas burimeve drejtuesi mjetit nuk ka patur dokumentacion për transport kafshësh.

Specialistët e Policisë dhe autoritetet veterinare po kontrollojnë origjinën e kafshëve dhe më gjerë./albeu.com


Shtuar 23.10.2021 19:33