Po ndërtonin pa leje në Dhërmi, arrestohen 3 persona

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke kryer ndërtime pa leje përgjatë vijës bregdetare në Dhërmi.

“Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve G. B., 24 vjeç, A. F., 20 vjeç dhe G. Sh., 40 vjeç, pasi në Dhërmi, u konstatuan duke ndërtuar konstruksione prej druri përgjatë vijës bregdetare, të papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë 

Kryenin ndërtime pa leje përgjatë vijës bregdetare, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Bien në prangat e Policisë 2 shtetas të tjerë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë gjatë kontrollit të territorit në Dhërmi, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve G. B., 24 vjeç, A. F., 20 vjeç dhe G. Sh., 40 vjeç, pasi në Dhërmi, u konstatuan duke ndërtuar konstruksione prej druri përgjatë vijës bregdetare, të papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Shtuar 18.07.2021 10:43