“Po mbrojmë shtetin në ditën e 15”, Zelensky: Falë mbrojtjes tonë ne nuk u bëmë skllevër

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka mbajtur sërish një fjalë para mediave ditën e sotme.

Në deklaratën e bërë, Zelensky është shprehur se falë mbrojtjes së treguar, ai dhe populli i tij nuk u bënë skllevër.

“Ne po mbrojmë shtetin tonë për të 15-tën ditë. Jemi treguar këmbëngulës. Ushtria ukrainase ka zmbrapsur sulmet në zonat kryesore. Falë ushtrisë sonë, Gardës Kombëtare, rojeve kufitare, policisë dhe të gjithë atyre që iu bashkuan mbrojtjes, ne nuk u bëmë skllevër. Dhe këtë nuk do ta bëjmë kurrë. Sepse ky është shpirti ynë, ky është fati ynë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një fjalim sot./albeu.com/

 

 

Shtuar 10.03.2022 14:00