Po lyente anijet në Pashaliman, bie nga skela punëtori 57-vjeçar

Një punëtor 57 vjeç në Vlorë, ndërsa po lyente anijet në Pashaliman, është rëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore. Ai është dërguar në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

“Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:20, në “Pashaliman”, Orikum, shtetasi P. L., rreth 57 vjeç, banues në Lezhë, duke lyer një anije, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes” thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

Shtuar 21.05.2021 13:08