Papa Françesku shpërtheu në lot teksa lutej për paqen në Ukrainë gjatë një vizite tradicionale të Krishtlindjeve në në Romë. Zëri i papës filloi të dridhej teksa përmendi vuajtjet e ukrainasve.
“Do të kisha dashur t’ju kisha sjellë falënderimet e popullit ukrainas…” tha ai.
Papa Françeskut i duhej të ndalonte së foluri dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte për rreth 30 sekonda dhe koka dhe zëri i dridhej.
Turma, ku përfshihej edhe kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, duartrokitën kur kuptuan se ai nuk mund të fliste dhe e panë duke qarë.
“…popullit ukrainas për paqen që kemi kërkuar prej kaq kohësh Zotit. Përkundrazi, më duhet t’ju paraqes lutjet e fëmijëve, pleqve, nënave dhe baballarëve dhe të rinjve të asaj toke martire, që po vuan kaq shumë.”-shtoi ai.
Ai më vonë shkroi në Twitter se “paqja është e mundur; çarmatimi është i mundur”.