Autoritetet në Londër kanë nxjerrë një vendim të prerë duke e cilësuar zyrtarisht Gardën Revolucionare Islamike të Iranit si një rrezik direkt për sigurinë kombëtare të vendit.
Të lidhura
None found
Shabana Mahmood, e cila mban postin e Ministres së Brendshme, bëri të ditur se IRGC është entiteti i parë që merr këtë etiketë në bazë të Ligjit të ri për Sigurinë Kombëtare, që sapo ka hyrë në fuqi javën që shkoi, referon e përditshmja The Times.
Kjo nismë ligjore sjell si pasojë ndalimin e plotë të Gardës Revolucionare në hapësirën juridike britanike dhe kushdo që do të angazhohet në aktivitete në emër të këtij grupi, rrezikon një dënim maksimal me 14 vjet heqje lirie.
Prej vitesh, zyrtarët britanikë e shohin IRGC-në si një forcë me peshë të jashtëzakonshme në mekanizmat ushtarakë dhe politikë të Iranit dhe ky hap i fundit përforcon kuadrin e masave të reja të sigurisë shtetërore.
