Po lahej në det, mbytet polaku në plazhin e Durrësit

Policia ka bërë me dije se pasditen e sotme është mbytur duke u larë në det shtetasi polak J.B., 68 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 10.09.2021, rreth orës 16:40, në lagjen nr.13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi polak J. B., 68 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 10.09.2021 17:14

Tags: ,