Po kryen vepër penale, Bardhi akuza Felajt: Nuk ke kuorum, në sallë janë vetëm 68 deputetë

Ndërkohë që Zëvendës kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj po drejton votimin e çështjeve në rend të ditës, deputeti Gazment Bardhi, e ka akuzuar se po kryen vepër penale pasi në sallë nuk ka kuorum të mjaftueshëm.

“Po falsifikon votimin! Ke 68 deputetë në sallë. Po kryen vepër penale. Po shkel Rregulloren, neni 55 pika 4. Po shkel Kushtetutën Nuk ua falim këtë”, dëgjohet të thotë Bardhi.

Edhe seanca e sotme ka nisur me aksionin opozitar, ku deputetët e PD-së ka ndezur zhurmuese dhe kanë bllokuar foltoren me pankarta në duar.


Shtuar 7.03.2024 10:53