Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia i Tiranës pasi u kap duke qarkuar me shpejtësi 190 km/orë në kushtet e errësirës dhe nën efektin e lëndëve narkotike.
Rasti u evidentua nga makina intelegjente, e cila prej kohësh tanimë po përdoret nga policia rrugore.
Njoftimi:
Tiranë / Qarkullonte me shpejtësi 190 km/orë, në kushtet e errësirës dhe nën efektin e lëndëve narkotike, evidentohet nga makina inteligjente, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.
Si rezultat i përdorimit të mjeteve inteligjente dhe monitorimit të akseve rrugore 24/7, Policia Rrugore e Tiranës evidentoi dhe goditi rastin e 64-t të drejtimin të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në vijim të monitorimin të pandërprerë me mjete inteligjente, të çdo aksi rrugor të kryeqytetit, kanë konstatuar në unazën lindore të Tiranës, automjetin me drejtues shtetasin A. S., i cili qarkullonte me shpejtësi 190 km/orë, në kushtet e errësirës.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit dhe gjatë kryerjes së testit me AquilaScan rezultoi se 25-vjeçari e drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.
Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. S., 25 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.
#udhëtomejetënnëmendje ?️?
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët ??
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular?