“Po bëhet biznes me jetën e shqiptarëve”, Tabaku: Qeveria tenderon 4-5 herë me shumë se të huajt

Deputetja e PD, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend u shpreh se qeveria Rama po jep tendera 5 herë me shtrenjtë sesa ndodh ne vendet evropiane,

Më tej ajo shtoi se shqiptarët janë lënë në mëshirë në 4 vitet e fundit dhe se qeveria bën biznes me jetët e qytetarëve.

“Në tërmetin e 2019, 57 persona humbë jetën. Viti 2021 për të përfunduar ndërtimet e banesave, qeveria shqiptare ngriti ministrinë e famshme të rindërtimit por ende sot nuk ka të dhëna konkrete lidhur me kostot. Sot shqiptarët po jetojnë mëshirën e qeverisë, po përdoren sërish lidhur me çështjet e fatkeqësive por dhe për reklamën e ditës. Nuk ka një informacion lidhur me fondin e shpenzuar, në 3 vite e gjysmë ne nuk e dimë se sa është kjo vlerë, ish ministrat kanë thënë se ky është proces dinamik. Në vitin e 4 qeveria ka miratuar sërish një buxhet, këtë vit kanë vendosur 5 mld lekë, duhet të kuptohet se qeveria ka hapur tendera, me vlera 1.1 miliardë euro, 400 mijë euro që nuk janë në buxhet, janë tenderuar në mënyrë abuzive. Sa është lista e marrëveshjeve që janë miratuar, a janë publike, kush mban përgjegjësi për kostot e shkaktuara? Qeveria thotë se ka nënshkruar 207 grande por nuk ka informacion, si është procesi? A ka lidhje këto donacione me prapambetjet e papaguara nga borxhet. Saherë të ketë zgjedhje vazhdojnë hapen tendera, për banesa individuale dhe të tjera, një pjesë e fondeve janë koordinuar nga vetë të huajt. Pse ndodh që mospërputhje kostos, pse qeveria tenderon 4-5 herë me shumë se të huajt, përdor çdo krizë në kohë zgjedhjesh, banorët nxirren nga banesat për interesa klienteliste, bëhet biznes me jetët e shqiptarëve”, tha Tabaku.

 


Shtuar 30.03.2023 11:24