“Po Babis, çfarë tjetër”, kurthi që iu ngrit pilotit për të pranuar vrasjen e bashkëshortes

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch, nga bashkëshorti i saj, piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopulos.

Mediat greke kanë treguar sesi Babis ra pre e hetuesve dhe sesi ai orientoi hetuesit drejt skenarit të grabitjes duke mashtruar.

Oficerët e policisë, shkruajnë mediat në Athinë, ndërtuan një marrëdhënie besimi me Babis, ndërsa në krahun tjetër Laboratorët e Mjekësisë Ligjore po punonin me shpejtësi për të mbyllur çështjen dhe për ta detyruar vrasësin të rrëfehej.

Në pikën kultiminate të hetimeve, ku u kuptua se kush është vrasësi, ndërsa Babis po mbyllte dëshminë, ai u pyet: Po Babis, çfarë tjetër?

I gjendur në këtë situatë të paparashikuar, ai ka pranuar krimin.

“Më vjen keq, më fal, unë e bëra” tha ai./albeu.com


Shtuar 28.06.2021 18:15