Ministrja Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në parlament iu “mor fryma” dhe e pati problem të fliste ndërsa po i përgjigjej replikave të bëra më herët nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ndërsa mori një gotë ujë për të kaluar problemin, Spiropali tha duke qeshur: Të zë mallkimi i tij.
Ndërkohë nga salla deputetët e tjerë nuk mundën t’i mbanin dot të qeshurat.
“Ju e mundët Lulin, që u vetëmund edhe mendoni që me atë protestën me kuadrate në Bulevard keni mundur edhe Enkelejdin që s’diti kurrë ku ishte, e as ku do shkojë por do gëzoheni shumë edhe me Metën, ta gëzoni edhe Ilirin dhe u bëfshi bashkë me të se sa më shumë të bëheni aq më pak vota do të merrni./albeu.com