Gjatë seancës së ditës së sotme në Komisionin për çështje europiane ka ndodhur një incident mes Kryesuesit të Komisionit për Çështje Evropjane në Kuvend, Arbër Ademit dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
Në videon që ka publikuar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov shihet se incidenti ka ndodhur afër foltorës së sallës së komisionit.
Në një video që po qarkullon shihet qartë se si deputetët e VMRO-së kanë shkulur nga vendi mikrofonin e me këtë rast krahas dhunës në institucionin legjislativ ato edhe kanë shkaktuar incident.
Në anën tjetër shihen se si deputetet e BDI-së Koxhaxhiku dhe Bilalli Zendeli mundohen që të qetësojnë situatën./INA