Plas sherri në Elbasan, qëllohet me thikë 15 vjeçari

Një konflikt ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 15 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Beqir Dardha, teksa raportohet se i mituri është plagosur me thikë në këmbë.

Ai është paraqitur në spitalin e Elbasanit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij konflikti.


Shtuar 3.05.2021 12:22