Plas sherri mes shqiptarëve në Mikonos, vritet me thikë 27 vjeçari

Një sherr masiv mes një grupi shqiptarësh ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Mykonos të Greqisë, me pasojë vdekjen e një prej tyre.

Mediet fqinje raportojnë se përplasja mes dy grupeve shqiptare ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve financiare. Gjatë incidentit, një person i njërit grup është goditur me thikë dhe ka humbur jetën nga plagët e marra.

Viktimë ka mbetur një 27-vjeçar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje pas vdekjes së tij. Deri më tani, janë shoqëruar në policinë greke katër persona, që dyshohet se i përkasin grupit të autorit të krimit dhe një person nga grupi i viktimës.


Shtuar 13.07.2021 14:44