Një 15 vjeçar ka përfunduar në komisariat pasi ka dëmtuar me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij.
Ndërkohë, adoleshenti është dërguar në spital si pasojë e plagëve të marra.
“Më datë 28.05.2021, në rrugën “Loni Ligori”, gjatë një konflikti, një shtetas i mitur 15-vjeçar, ka dëmtuar me mjete prerës një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e 15-vjeçarit dhe po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave”, njofton policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.