Plas në Vlorë, policia ushtron forcë duke shoqëruar disa administratorë biznesi (VIDEO)

Protesta e bizneseve në Vlorë kundër orës policore ka nisur që ditën e sotme.

Kjo është shoqëruar me momente tensioni mes bizneseve dhe policisë së shtetit.

Policia e shtetit ka shoqëruar në komisariat një administrator biznesi tek kompleksi Oslo sepse kishte të vendosur Himnin e Flamurit në sfond.

Policia gjithashtu shoqëron dhe tërheq për ta futur në furgon administratoren e një bar dhe restoranti në Lungomare.

Biznesmenët nuk kanë pranuar dhe më pas i kanë shoqëruar në komisariat.


Shtuar 18.07.2021 23:27