Plas në Kuvend/ Noka kapet fizikisht me Shehajn, i merr dhe i hedh celularin në sallë (VIDEO)

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në sallën e kuvendit të Shqipërisë gjatë seancës plenare.

Teksa deputeti i “Mundësia” Agron Shehaj ka tentuar të bllokojë foltoren e Kuvendit, ai është përplasur me sekretarin e përgjithshëm të PD-së Flamur Noka.

Ky i fundit është përleshur me të dhe më pas i ka marrë celularin me të cilin po bënte video dhe ia ka hedhur disa metra tutje.

Noka e ka akuzuar Shehaj se e ka futur kryebashkiaku Erion Veliaj për tu prishur punë deputetëve të pozitës.

Në këtë moment ka ndërhyrë edhe Garda e Republikës për të shmangur një përplasje të mëtejshme, ndërkohë që i kanë sjellë edhe celularin Shehajt.


Shtuar 19.12.2024 15:37