Plas keq te Tottenham, tifozët duan shkarkimin e Mourinhos

Tottenham u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Liga e Europës nga kroatët e Dinamo Zagrebit, të cilët arritën të përmbysnin rezultatin e ndeshjes së parë në Angli, duke arritur të fitojnë 3-0 në kohën shtesë (90 minutat përfunduan 2-0).

Pas eliminimit trajneri i “Spurs”, Jose Mourinho, është vendosur në qendër të kritikave pasi ekipi i tij vinte në një avantazh prej dy golash,  duke arritur të pësojë tre gola në Kroaci.

Menjëherë mbas ndeshjes tifozët e Tottenhamit kanë shpërthyer në rrjetet sociale duke kërkuar shkarkimin e trajnerit Mourinhos.

Tottenham e sheh veten të eliminuar nga Liga e Europës dhe në vend të 8-të në kampionat, ku zona Champions tani më duket shumë larg.

“Nuk e dua në stol kundër Aston Vilës”. “Ky është një rezultat i mirë sepse do shkarkohet Mourinho nesër në mëngjes”, ishin vetëm disa nga komentet kundër trajnerit portugez.

Shtuar 19.03.2021 04:03